MERDANI Amir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Libohovë. Me vendim nr. 244, datë 21 tetor 1950, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe për «parulla disfatiste» dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 29 korrik 1956. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 68-69.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]