MERDANI Fatime Avdulla

MERDANI Fatime Avdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Fuat Merdanit [shih]. Lindi më 13 korrik të vitit 1912, në Gollobërdë. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967 të Komisionit Qendror të Internim- Dëbimeve u internua familjarisht në Pulahë të Oparit, bashkë me bashkëshortin, vajzën dhe dy djemtë. U internua për të dytën herë me vendim nr. 14, datë 28. 10. 1975 në Shtyllë të Vithkuqit, ku dhe vdiq më 1989.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]