MERDANI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1946, në Berat. Me vendim nr. 23, datë 7 mars 1977, Gjykata e Rrethit të Sarandës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 12 vjet burg, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Vdiq më 20 tetor 1982. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]