MERDANI Sherif Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Djali i Qemal [shih] e Ylejme Merdanit [shih], këngëtar, diplomat. Lindi në Korçë, në vitin 1940. Pas Festivalit XI në Radio-Televizion, si disa kolegë të tij, u arrestua dhe me vendim nr. 67, datë 2 tetor 1973, Gjykata e Rrethit të Librazhdit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Teksa po vuante dënimin në burgun e Spaçit, u ridënua me 10 vjet të tjera. U lirua në korrik 1989, pasi kish vuajtur për 16 vjet e një muaj në Spaç, Burrel e Qafë Bari. Gjatë vitet ‘90-të punoi si Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Romë dhe më vonë në Bukuresht. Pas katër vjet e gjysmë në Bukuresht, filloi punë në Drejtorinë e Kulturës pranë Ministrisë së Jashtme. Diskografia: “Kartolina”, “A do vish sivjet në plazh”, “Duart e tua” (kënduar në Festivalin XI), “Se kënduam Let it be”, “Simfonia e nënës”, “Shokë të pandarë”, “Takim pas vitesh”, “Sot ora shtatë” etj. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 258-259.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]