MERDANI Ylber Fuat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Fuat [shih] dhe Fatime Merdanit [shih], mësues. Lindi në Korçë, në vitin 1940. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën. U arrestua më 9 qershor 1969, dhe me vendim nr. 68, datë 26. 08. 1969, të Gjykatës së Korçës u dënua me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cenonin diktaturën). Dënimin e vuajtin në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 me plotësim dënimi. Menjëherë pas daljes nga burgu, u internua me vendim nr. 10, datë 14. 07. 1977. U lirua në vitin 1990.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]