MERDINI Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1875, në Sohodoll të Dibrës. Më 11 dhjetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, më 8 mars të vitit 1946, në fshatin Sohodoll. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 80-81.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]