MERDINI Ruzhdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1940, në Grevë të Dibrës. Me vendim nr. 18, datë 12 dhjetor 1963, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 4 vjet e 6 muaj burg, humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit e 6 muaj kohë dhe heqjen e gradës n/ toger. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 53, F. 83-84.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]