MERKAJ Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mavrovë, në vitin 1951. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Kotë të Vlorës, prej datës 14 shkurt 1968 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 92-93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]