MERKO Fejzullah
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Janinë, në vitin 1923. U arrestua më 18 dhjetor të vitit 1970. Me vendim nr. 13, datë 5 mars 1971, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor » dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. U lirua më 29 nëntor 1973. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 8-9, 274-275.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]