MERLIKA Fatos
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Mustafa Merlikës [shih]. Lindi në Krujë, në vitin 1920. U arrestua më 27 maj 1945. Me vendim nr. 570, datë 5 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër reformave të pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]