MERLIKA Qazimi Mehmet

MERLIKA Qazimi Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Vëllai i dytë i Mustafa Krujës [shih], financier. Lindi më 2 mars të vitit 1897, në Krujë. Shkollën e mesme e të lartë për financë e kreu në Cazerta të Italisë. U kthye në atdhe më 1918. Fillimisht u emërua shef finance në Sarandë, pastaj në Fier e, përfundimisht, në Durrës, si nëpunës i Shoqërisë «SASTEB». U arrestua më 12 shkurt 1945, dhe me vendim nr. 91, datë 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi «kriminle lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me 15 vjet burg. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në Burgun e Burrelit. U lirua më 23 korrik 1959, dhe u internua në fshatin Karbunarë të Lushnjës deri në vitin 1964. Vdiq në Krujë, më 5 shkurt të vitit 1967. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]