MERLIKA Sabrie Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 shkurt të vitit 1925, në Krujë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Krujës në rrethin e Beratit, prej datës 1 gusht të vitit 1945 deri më 2 gusht 1948. Vdiq më 10 mars të vitit 1993. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 119-120.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]