MERSINI Abdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1904, në Fullqet të Matit. Me vendim nr. 145, datë 20 gusht 1953, Gjykata e Rrethit të Matit e deklaroi fajtor për «krimet e kryera dhe veprimtarinë e tij armiqësore para çlirimit» dhe e dënoi me 15 vjet burg, dhe për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 62, F. 25-26.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]