(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Lushnjë, në vitin 1956. Me vendim nr. 103, datë 27 qershor 1984, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 14 vjet heqje lirie, me 5 vjet internim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Për largimin pa leje nga vendi i internimit, u dënoi edhe me 2 vjet të tjera heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 297-298.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]