MESHURI Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga Memaliaj në rrethin e Përmetit, prej datës 23 shtator 1966 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 13.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]