META Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vititn 1910, në Hysgjokaj. U arrestua më 15 janar 1945, dhe me vendim nr. 140, datë 26 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg me punë të rënda të detyruar, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 170-171.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]