META Perihane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, më 28 qershor 1941. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Rrëshenit, prej muajit gusht të vitit 1966 deri në muajin gusht të vitit 1983. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 17-18.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]