META Sadush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kuqar të Fierit, në vitin 1910. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskim të pasurisë së tij së luajtshme dhe të paluajtshme. Me vendim nr. 208, datë 10 nëntor 1945, Gjykata e Lartë Ushtarake e la në fuqi këtë vendim. Data e ekzekutimit nuk gjendet, por ekziston një radiogram i Enver Hoxhës më 18 gusht 1945, që aprovon dënimin e tij me vdekje. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 57-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]