METAJ Asime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 23 nëntor 1922, në Gorishovë të Fierit. Me vendim nr. 727, datë 27 maj 1991, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit vendosi njohjen e faktit juridik të internimit të saj për motive politike, prej vitit 1966 deri më 1971, dhe dëbimit deri më 1991, në fshatin Kuqar të rrethit të Fierit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 38-40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]