METAJ Nasip
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vlorë, më 17 maj 1952. U arrestua më 6 gusht 1973. Me vendim nr. 221, datë 15 tetor 1973, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor se «në bashkëpunim ka bërë përgatitje për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe e dënoi me 11 vjet heqje lirie, si dhe konfiskim të pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 30-31; F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 263-264.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]