METAJ Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Kuqar të Fierit. Me vendim nr. 103/119, datë 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë pjesëtar i Organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, ka udhëhequr operacione dhe ka marrë pjesë në luftime kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare etj.» dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 2 maj 1980. Me vendim nr. 79, datë 9 prill 1981, Gjykata e Rrethit të Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirire, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Vdiq më 6 dhjetor 1981, në kampin 309. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 116; F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 159-160.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]