METALIJA Bashkim Selim

METALIJA Bashkim Selim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Selim Met Metalisë [shih] dhe Bukurie Xhemal Kaloshit (Metalisë) [shih]. Lindi në Gradishtë të Lushnjës, më 6 janar të vitit 1965. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. B-3225, datë 26 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Tropojës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1965 deri më 10 shtator 1967.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]