METALIJA Sulejman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 10 qershor 1931. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Bajram Currit në rrethin e Tepelenës, prej datës 30 tetor 1948 deri më 14 mars 1954. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 15-16.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]