METHOXHA Mane
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 maj 1898, në Poroçan. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Gramsh në Kokël (Gramsh), prej majit të vitit 1948 deri në gusht 1948. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, F. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]