METUA Ramadan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 gusht 1945. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 7, datë 6 mars 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Fier në Petovë (Fier), prej vitit 1966 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]