MEZINI Frederik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 mars 1957, në Bulqizë. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Fierit në Rubik të Mirditës, prej vitit 1960 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]