MEZINI Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Ishëm të Durrësit. Me vendim nr. 25, datë 26 tetor 1963, Gjykata e Rrethit të Durrësit e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 14 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 30-31.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]