(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Samrishë të Shkodrës, më 3 shtator 1895. Me vendim nr. 167, datë 29 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «bashkëpunim me diversantët» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burgim, konfiskim të pasurisë, si dhe hubjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 101-102.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]