MIHALI Stefanka
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 11 tetor 1920, në Korçë. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi Korçë në Shtyllas të Fierit, prej 14 shkurtit të vitit 1952 deri më 30 shtator 1991, nga të cilat 10 vjet qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 49-50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]