MIHO Ana
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1916, në Korfuz, Greqi. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Durrësi në Sukth, prej 30 janarit të vitit 1968 deri më 6 shtator 1990. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 157-158.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]