MIKAJ Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1936. U arrestua më 23 qershor 1962, dhe me vendim nr. 185, datë 30 maj 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë të pjesës së tij dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 214.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]