MILICI Preng
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1906, në Xhuxh të Mirditës. U arrestua më 20 prill 1946, dhe me vendim nr. 167, datë 30 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe bashkëpunim me kriminelin e luftës Mark Gjon Markaj» dhe e dënoi me 20 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. Me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 122-123.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]