MILLA Sefedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Burgajet, në vitin 1916. Me vendim nr. 285, datë 21 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor si «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 30 vjet burgim, humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]