MILLOSHI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1931, në Rrushkull. Me vendim nr. 19, datë 2 gusht 1968, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me përgatitje për arratisje», për «përkrahje pas kryerjes së krimit», si për «shkelje të dispozitave mbi valutën dhe arin» dhe e dënoi me 16 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 96-97.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]