(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1908, në Vlorë. Me vendim nr. 138, 20 maj 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një grup armiqësor kundër pushtetit» dhe e dënoi me 4 vjet burg dhe punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 133-134.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]