MILORI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vrion, më 18 mars 1919. U arrestua më 26 gusht 1946. Me vendim nr. 56, datë 31 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskim të pasurisë. U ekzekutua më 8 shtator 1946, në orën 11: 00. Shumë vite pas ekzekutimit, më prill 1984, Plenumi i Gjykatës së Lartë, me vendim nr. 35, vendosi prishjen e vendimit nr. 56, datë 31 gusht 1946 të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës dhe vendimin nr. 84, datë 5 shtator 1946 të Gjyjatës së Lartë Ushtarake, dhe e deklaroi të pafajshëm. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 46-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]