MIMILI Artan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1973, në Durrës. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi Durrës në Kullë (Durrës), prej vitit 1975 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]