MINGA Thanas
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Drenovë të Korçës, në vitin 1927. Me vendim nr. 233, datë 9 shtator 1977, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendim nr. 14, datë 27 prill 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe u dërgua për mjekim të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 102-103.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]