(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Berat. Më 22 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», që «ka kryer këto krime: Gjatë operacionit është bashkuar me Ballin Kombëtar, dhe për aktivitet të shquar është graduar toger, ka luftuar më tërbim kundër luftës Nacionalçlirimtare», dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 95-96.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]