(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1910, në Lapardha të Beratit. Më 22 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranëss e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», se «ka qenë komandant i çetave të organizatës tradhtare e mercenare te Ballit Kombëtar me gradën toger dhe se me këtë cilësi ka dorëzuar në duart e gjermanëve 4 aviatorë amerikanë», dhe në bazë të neneve 14, 15, 18 dhe 19 të ligjit nr. 41, e dënoi me 30 vjet burg, humbnjen e të drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 46, F. 81-82.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]