MIRAKAJ Bibjan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

I biri i Ndoc [shih] e Luçie Mirakajt [shih]. Lindi në vitin 1944. Më 1945, u internua në kampin e Tepelenës bashkë me të ëmën, Luçien, dhe të motrën, Elenën [shih]. Pas ekzekutimit të të atit, më 1950, u lirua nga internimi dhe u strehua në Tiranë, te tezja e tij. Më 1971 u internua për të dytën herë, bashkë me të ëmën, në fshatin Dragot të Dumresë. U lirua më 1991.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]