(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Veprimtar politik, Ministër i Punëve të Brendshme (maj-shtator 1943). Lindi në fshatin Iballë të Pukës, më 5 dhjetor të vitit 1899. Nga maji deri në shtator të vitit 1943 ushtroi funksionet e Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Maliq Bushatit [shih]. Gjatë pushtimit gjerman nuk mori pjesë në administratën shtetërore, por u përpoq të organizonte një rezistencë antikomuniste. Për shkak të plagëve që kishte marrë në Kosovë, kaloi në Itali, ku vazhdoi aktivitetin antikomunist si anëtar i Blokut Kombëtar Indipendent (BKI). Vdiq më 17 maj të vitit 1968 në New York. Tomë Mrijaj, Nëpër faqet e lavdishme të historisë së familjes Mirakaj të Iballës së Pukës, f. 294.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit