MIRAKAJ Lekë Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1942. U internua familjarisht për motive politike në vitin 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Në vitin 1960 kreu Politeknikumin e Ndërtimit. Teksa po kryente internimin në kampin e Gradishtës të Lushnjës, më 15 janar 1980 u arrestua dhe dënua me 10 vjet burg. U lirua më 28 mars 1987. Nga viti 1991 e në vazhdim jeton në SHBA.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]