MIRAKAJ Luçie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Ndoc Mirakajt [shih]. Lindi në vitin 1925. U internua më 1945 në kampin e Tepelenës bashkë me dy fëmijët e saj, Elena [shih] dhe Bibjan Mirakajn [shih]. Pas ekzekutimit të të shoqit, më 1950, u lirua nga internimi dhe, së bashku me dy fëmijët e saj, u strehua në Tiranë, te motra. Më 1971 u internua për të dytën herë, bashkë me të birin, në fshatin Dragot të Dumresë. U lirua më 1991.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]