MIRAKAJ Mojs Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, zv. Ministër i Punës e Çështjeve Sociale (1992-1996). Lindi në vitin 1939. U internua për motive politike familjarisht (bashkë me të ëmën Xhina dhe vëllain Leka) më 17 korrik 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Gjimnazin e kreu pa shkëputje nga puna në Lushnjë. Teksa po kryente internimin në kampin e Gradishtës të Lushnjës, më 10 korrik 1979 u arrestua dhe dënua me 10 vjet burg. U lirua më 20 dhjetor të vitit 1986. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1992 u emërua zv. Ministër i Punës e Çështjeve Sociale, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1996. Mbas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë në shtator 2001.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]