(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Iballë të Pukës, më 2 mars të vitit 1897. Me vendim nr. 334, datë 12 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor see «gjatë okupacionit fashist ka qenë në rradhët e milicisë fashiste me gradën N/Toger, ka mobilizuar ushtrinë dhe e ka hedhur në luftë kundër ushtrisë nacional-çlirimtare» dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës qytetare e politike baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua sërish dhe, me vendim nr. 131, datë 12 gusht 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor «për përkrahjen e divesantëve» dhe e dënoi me 8 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 70-71.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit