MIRAKAJ Zef Pashuk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Prizren, në vitin 1942. U internua për motive politike familjarisht (bashkë me të ëmën Cuba e të motrat Klora e Katrina) më 17 korrik të vitit 1945, në kampet e Beratit, Tepelenës e të Lushnjës. Shkollën e mesme e kreu më 1962. Në vitin 1970 u arratis nga Shqipëria për në SHBA, ku kreu studimet e larta dhe u diplomua në Shkenca Politike. Ndrroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme, në vitin 2012.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]