MIRASHI Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Fierzë të Pukës, në vitin 1913. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 korrik 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 20 dhjetor 1994, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vuajtjes së dënimit për motive politike nga Kolë Mirashi, nga 20 dhjetor 1944 deri më 25 nëntor të vitit 1951. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 62-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]