MIRASHI (thana) Mëhill

MIRASHI (thana) Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Dukagjin, më 5 gusht 1904. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të udhëzimit nr. 2 të Këshillit të Ministrave, datë 4 janar 1992, komisioni i ngritur për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, në mbledhjen e datës 30 prill 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Mëhill Mirashi (Thana) nga data 20 shtator 1946 deri në datën 20 shtator 1947. Kjo duke u bazuar në vendimin nr. 487, datë 19 tetor 1946, të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 100-101.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]