MIRDASHI Gustav
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në Vjenë të Austrisë, më 1887. U kthye në Shqipëri për të organizuar Ushtrinë Shqiptare. Më 1941 shkon në Kosovë për të organizuar ushtrinë e Kosovës. Me gjithë kërkesat që i bëri komanda gjermane në vitin 1944, nuk pranoi të largohet nga Shqipëria. Më 13 prill 1945, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me vdekje, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 42-43.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]